Tomihisa Ota nga Universiteti Kanazawa i Japonisë, ka qenë në krye të hulumtimit ku është krijuar pa dashje një akullore, që shkrihet me shumë vështirësi.
Grupi i shkencëtarëve ka shtuar ekstraktin e luleshtrydhes, në përpjekje që t’i japin formën e duhur këtyre ëmbëlsirave, transmeton Telegrafi.
Por, ka dalë se ky përbërës vështirëson shkëputjen e yndyrës dhe ujit, gjë që ndikon te masa të jetë e fortë dhe të mos rrjedhë.
Këto akullore i mbijetojnë temperaturës prej 28 gradëve Celsius, si dhe për një kohë mund t’ju vendoset sipër tharësja e flokëve që lëshon temperaturë të nxehtë. /Telegrafi/