Kryetari dhe nënkryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Selim Lokaj e Shkodran Imeraj, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funskionet e tyre.
Lajmi është bërë i ditur përmes një kumtese nga Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, transmeton Telegrafi.
“Njoftojmë mbarë opinionin se sot kanë dhenë dorëheqje të parevokueshme Selim Lokaj e Shkodran Imeraj nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Selim Lokaj, largohet nga detyra e kryetarit ndërsa Shkodran Imeraj nga detyra e nënkryetarit të degës”, thuhet në njoftim.
Pa sqaruar arsyet e dorëheqjes, në njoftim thuhet se “Imeraj shumë shpejt do t’i bashkohet nismës se re për themelimin e Partisë se re, të drejtuar nga Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda”./Telegrafi/