Jap Stam do t’i kthehet fushave të blerta, por tani në postin e trajnerit të një klubi holandez.
Ish-mbrojtësi i Manchester United do të jetë trajneri i ri i Feyenoordit, kanë raportuar gjatë ditëve të sotme mediat lokale.
Shtatgjati do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare për të zëvendësuar Giovanni van Bronckhorstin, i cili ka kohë që ka njoftuar largimin në fund të sezonit.
Ish-mbrojtësi i fortë, fituesi i Ligës së Kampionëve me Unitedin, vjen në klubin e Rotterdamit nga Pec Zwolle.
Në këtë të fundit është trajner që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe në debutim ka triumfuar 3:1 kundër Feyenoordit.
Stam, i cili gjatë karrierës së tij të futbollit luajti për PSV-në, Lazion, Milanin dhe Ajaxin, para se Zwolles ka punuar në ekipin e rinjve të Ajaxit dhe Readingut.
Ndryshe, 46-vjeçari ka qenë edhe reprezentues i Holandës, ku është paraqitur 67 herë dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/