Telegrafi

Januzaj përfundon testet mjekësore te Sociedadi (Foto)

Anësori i Manchester Unitedi, Adnan Januzaj, i ka bërë testet mjekësore te Real Sociedadi.

Shqiptari pitet të kalojë te klubi spanjoll për rreth 10 milionë euro.

Por, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e Januzaj ka marrë fund në Old Trafford, në klauzolën e lojtarit raportohet se Unitedi ka të drejtën e riblerjes.

22-vjeçari në sezonin e kaluar ishte te Sunderlandi, ku me 34 shanse të krijuara la pas gjithë bashkëlojtarët e tij.

Në të kaluarën shqiptari ishte i huazuar edhe te Borussia Dortmundi. /Telegrafi/