Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aliu Januzi ka thënë se askush nuk mundet ta përvetësojë luftën e UÇK-së.
Ai në Debat Plus të RTV Dukagjini ka thënë se lufta është vepër e një popullit, transmeton Telegrafi.
“Askush nuk mundet ta përvetësojë luftën e UÇK-së. Ajo nuk është vepër e një grupi, e një personi, por është vepër e një populli, kjo meritë i takon popullit. Mos ta shkruajmë historinë gabim, lufta i takon popullit, as liderit as partisë. Duhet t’i lejmë këto forma të bajraktarizmit”, deklaroi ai.
Januzi ka deklaruar se lufta është fitore e popullit shqiptar./Telegrafi/