Site icon Telegrafi

Januzaj te Kosova, flet Fadil Vokrri

Fadil Vokrri ka mirëpritur ardhjen e Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës tek Kosova.

Ai ka lavdëruar Rashicën. “Ai ka qenë dhe është në projektin tonë. Është lojtar me të ardhme të ndritur, i cili do të qoj përpara projektet tona”, tha Vokrri për Gazeta Olle.

I pyetur për yjet e Zvicrës dhe konkretisht Adnan Januzajn, numri një i futbollit tonë nuk dëshiron të përmendë emra.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjithë dhe brenda dy ditësh do të dihet gjithçka”, shtoi ai. Vokrri sot qëndroi në Tiranë, ku ishte ftuar nga kandidati për president të UEFA-s, Michael Van Praag.

I pyetur nëse ka biseduar me Armand Dukën për Rashicën dhe të tjetër, ai mohoi një gjë të tillë.

Exit mobile version