Adnan Januzaj është prezantuar sot (e enjte) para tifozëve të klubit spanjoll, Real Sociedadit.
Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova ka përfunduar me sukses transferimin e tij te skuadra spanjolle.
Transferimi i tij nga Manchester Unitedi thuhet se i ka kushtuar tetë milionë funte Sociedadit.
Megjithatë, në prezantimin e tij ka ndodhur diçka interesante, dhe deri diku e pabesueshme.
Gjatë prezantimit në fushën e Sociedadit, Januzaj ka bërë një foto ku shihet së bashku me flamurin e Kosovë edhe të Shqipërisë, përkrah atij të Belgjikës.
Ndryshe, Januzaj që ka mbrojtur ngjyrat e Belgjikës ka ende mundësi të zgjedh të luaj për Kosovën. /Telegrafi/