Ditë më parë pothuajse në të gjitha mediumet vendore dhe ndërkombëtare ishte shkruar se futbollisti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj e ka refuzuar Kosovën, këtë lajm e ka mohuar Federata e Futbollit e Kosovës sipas të cilës gjitha këto janë vetëm spekulime, pasi që në ditët në vazhdim do të zhvillohet një takim mes këtij institucioni dhe vet futbollistët e pastaj do të merret vendimi përfundimtar.
Kosova me 5 mars pritet të luaj kundër Haitit derisa me kureshtje po pritet lajmi nëse në këtë ndeshje do të paraqitet ylli shqiptar Adnan Januzaj paraqitja e së cilësi do t’i jepte jehon të madhe futbollit tonë në arenën ndërkombëtare. /Zëri/Telegrafi/