Duket se e ardhmja e Adnan Januzaj te Manchester Unitedi është në prag të përfundimit.
E gjitha kjo pasi mesfushori shqiptar nuk ka respektuar vendimin e Jose Mourinhos, që ai të stërvitet me të rinj e Djajve të Kuq.
Sipas medieve në Angli, Januzaj nuk është paraqitur fare në stërvitjen gurore, duke injoruar teknikun portugez.
Me shumë mundësi 21-vjeçari do të dënohet fillimisht dhe pastaj do të dërgohet në huazim, pse jo edhe në një shitje të plotë.
Për Adnanin ka shfaqur interesim Evertoni, Lazio dhe Sunderlandi. /Telegrafi/