Telegrafi

Januzaj mund të largohet nga Sociedadi, Roma e gatshme të bëjë një ofertë të lartë për të

Adnan Januzaj te Sociedad (Getty Images)

Adnan Januzaj mund të ndërrojë përsëri kampionat pas transferimit në Real Sociedad.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua skuadrës spanjolle nga Manchester United dhe ka filluar të shkëlqejë në La Liga.

Por aventura e tij me Sociedadin mund të përfundojë më herët se që e kishte menduar vetë futbollisti.

Kjo pasi në garë për të është futur gjiganti italian Roma që po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Romës, Monchi e pëlqen shumë futbollistin dhe po e kërkon te Roma.

Kontaktet e para mes palëve kanë filluar dhe Roma po e kërkon transferimin e tij qysh në këtë afat kalimtar të janarit.

Gjithnjë sipas medieve italiane, ‘Giallorosët’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 20  milionë euro për Januzajn.

22-vjeçari ishte më parë i huazuar tek Borussia Dortmund dhe Sunderland nga Manchester Unitedi por pa arritur të lë gjurmë.

E që nga transferimi në La Liga, istogasi ka filluar të shkëlqejë pasi ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.

Kujtojmë që Januazaj ka një kontratë afatgjate me klubin spanjoll deri në qershorin e vitit 2022. /Telegrafi/