Site icon Telegrafi

Januzaj merr ftesë zyrtare nga Kosova

Në rast se e shihni 19 vjeçarin më 5 mars në stadiumin e ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, atëherë mos u çuditni! Kjo pasi Januzajt tashmë iu është bërë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Kosovës për ta vesh fanellën e saj në miqësoren kundër Haitit.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i besueshëm i Arenës shumë i afërt me zhvillimet. “Adnan Januzajt iu është bërë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Kosovës nëpërmjet Federatës, e cila tashmë besoj ta ketë dërguar ftesën në klubin e lojtarit. Po ashtu, është kontaktuar edhe nëpërmjet familjarëve”, tha burimi që deshi të mbetet anonim. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version