Telegrafi

Januzaj largohet nga Man Utd, por mbetet në Ligën Premier

Trajneri i ri i Sunderlandit, David Moyes, ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn.

21-vjeçari raportohet se është i lirë për huazim dhe Sunderlandi dëshiron që të marrë shërbimet e futbollistit që për Unitedin ka luajtur vetëm gjashtë herë që nga janari.

Lexo po ashtu Mourinho është impresionuar nga këta dy lojtarë te Unitedi

Ishte pikërisht stadiumi i Sunderlandit që e bëri Januzajn të famshëm me dy gola në debutimin e tij te Unitedi në vitin 2013, që atë kohë kishte trajner Moyesin, transmeton koha.net.

Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” tani, sipas “Daily Mail”, dëshiron ribashkimin me futbollistin.

“Kemi një klub të madh që duhet ta qojmë përpara. Duhet të sigurohemi se do të festojmë më shumë sesa vetëm qëndrimin në ligë. Ai nuk është qëllimi. Nuk është qëllimi im, sigurisht”, ka deklaruar Moyes për klubin e ri.

Lexo po ashtu Januzaj bëhet objekt tallje në bankën rezervë të Unitedit (Video)