Telegrafi

Januzaj te Sevilla për testet mjekësore

Adnan Januzaj gjendet aktualisht në Sevillë për të kompletuar transferimin e tij.

Lojtari shqiptar me pasaportë belge u larguar më 1 korrik nga Real Sociedadi si lojtar i lirë dhe tani është afër një aventurë tjetër.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Januzaj do t’i kompletojë sot testet mjekësore, më pas të prezantohet te Sevilla.

Ishte një garë e ashpër për shërbimet e anësorit, pasi Evertoni dhe West Ham United ishin tejet të interesuara.

Kishte interesim për të edhe nga Gjermania e Italian, por që Januzaj ka vendosur të vazhdojë aventurën në La Liga. /Telegrafi/