E ardhmja e Adnan Januzaj gjithmonë është larg e më larg Manchester Unitedit.
Sipas Telegraph, për atë kanë shfaqur interesim disa klube të mëdha franceze.
Në mesin e tyre janë Paris Saint Germaini, Olympique Marseille dhe Monaco dhe me të përfunduar sezoni do të vijnë edhe ofertat.
Djajtë e Kuq nuk kanë shprehur interesim ta kthejnë në Old Trafford, kurse lojtari nuk dëshiron qëndrimin te Sunderlandi pasi dëshiron një klub të madh dhe nisur nga kjo të dy palët janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.
22-vjeçari në 21 paraqitje këtë sezon për ‘Macet e zeza’ nuk ka shënuar asnjë gol. /Telegrafi/