Mediat belge janë të sigurta se Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Kosovën. Futbollisti kosovar nuk po kalon formë të mirë, por është lodhur duke qëndruar në bankinë tek Belgjika, madje kishte raste kur nuk ftohej fare nga trajneri Marc Wilmots.
Prandaj, futbollisti i Manchester Unitedit, sipas mediave belge, do të kërkojë ta ndërrojë Përfaqësuesen, duke luajtur për Kosovën, sapo kjo e fundit të pranohet në FIFA.
21 vjeçari e kishte zgjedhur Belgjikën pak muaj para Botërorit 2014, ku edhe ishte ftuar, por mund të mbetet pa shkuar në Euro 2016, shkaku i formës së zbehtë, përcjell Zëri.
Mirëpo, ish-futbollisti i Anderlechtit, i cili qëndroi gjashtë muaj huazim në Borussia Dortmund, mund të luajë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.