Site icon Telegrafi

Januz Salihaj i bashkohet PDK-së

Ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës që dha dorëheqje nga AAK-ja, i është bashkuar PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje në parti Januz Salihaj.

Veseli ka thënë se rrugët me PDK-në i ka bashkuar eksperti i arsimit.

“Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe.

Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pa-kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmi”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Veseli ka ftuar edhe të tjerët që të bashkohen me të në ndërtimin e një të ardhme më të mirë./Telegrafi/

Exit mobile version