Emisioni “Detektivi” po shkon drejt garave të çerekfinales.
Kandidatë të profileve të ndryshme janë përballur mes vete, ku çdo natë njëri prej tyre ka kaluar në çerekfinale.
Në episodin e 11-të që u transmetua të hënën, pati një garë interesante mes studentit nga Gjilani, Januz Hajrullahu, inxhinierit të ndërtimtarisë nga Theranda, Taulant Krasniqi si dhe analistit të të dhënave nga Bujanoci, Reshat Selmani.
E në fund të krejt këtij emisioni, fitues u shpall student nga Gjilani, Januz Hajrullahu.
Hajrullahu vazhdon garën në çerekfinale, derisa dy kandidatët tjerë do të kenë mundësi përsëri të garojnë në vitet e tjera të kuizit “Detektivi”.
Ashtu si edhe në vitin e kaluar, edhe sivjet “Detektivi” ofron shpërblime të majme për fituesin e kuizit.
Në fund të spektaklit fituesi/ja do të shpërblehet me preminë kryesore, e cila është një veturë ‘Renault Clio’.
Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15./Telegrafi/