Telegrafi

Janushev: Zaev frikësohet të pranojë hetim për pronat e politikanëve

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev, se frikësohet të pranojë hetim për pasuritë e politikanëve.

Janushev tha se Zaev po përgatit terren për amnistinë e tij nga Pendarovski.

“Zoran Zaev mbetet mbrojtës i parimit të amnistisë, dhe frikësohet nga hetimi i prejardhjes së politikanëve. Prandaj Zaev është i detyruar para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’u përgjigjet disa pyetjeve: Përse nuk e pranon kërkesa për amnisti të mos vlejë për politikanë dhe bartës të funksioneve, dhe të amnistuarit të mos guxojnë të merren me politikë? Nga çka frikësohet Zoran Zaev të pranojë ligj për hetim të prejardhjes së pronës së politikanëve?”, tha Janushev.

Ai deklaroi se politikanët, politikat e të cilëve janë mposhtur nga populli, nuk e kanë vendin në politikë./Telegrafi/