Telegrafi

Janushev: Shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë në plan të dytë

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së në intervistën e tij në TV24 përmendi pritjet e tij nga takimi i liderëve që nesër pritet të ndodhë te presidenti Stevo Pendarovski.

Janushev thotë se pret diskutim konstruktiv ku do të jepen zgjidhje të vërteta për periudhën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, problemi kryesor në shtet është luftimi me coronavirusi.

“Komisioni për Sëmundje Infektive disa herë potencoi se në Maqedoni ka pandemi që nuk duhet të nënçmohet dhe për shkak kësaj duhet të respektohen të gjitha masat gjatë kësaj periudhe. Zgjedhjet nuk janë më të rëndësishmet momentalisht, edhe pse kur të ndodhin ato, OBRM-PDUKM është e gatshme të ballafaqohet me kundërshtarët politik”, tha Janushev.

Ai tha se shëndeti i qytetarëve të Maqedonisë nuk duhet të jetë në plan të dytë./Telegrafi/