Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev sot realizoi takim me qytetarët në Komunën Rankovce. Ai tha se qytetarët e gjithë vendit e dijnë se si të votojnë në referendumin e 30 shtatorit.
“Takohemi me qytetarët dhe bisedojmë në lidhje me temën më aktuale, e ajo është marrëveshja për ndryshim të emrit kushtetues, ndryshim të identitetit, ndryshim të gjuhës së neve maqedonasve”, tha Janushev.
Ai tha se ata si parti, besojnë në popullin, dhe besojnë se më 30 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë dinë të vendosin.
Me rastin e festës krishtere Shën Mëria, sekretari i përgjithshëm Janushev e vizitoi Kishën “Shën Mëria”.