Telegrafi

Janushev: Me qëllim po bllokojmë ligjet për Prokurorinë Publike dhe Kodin Zgjedhor

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në intervistë për “Top Tema” tha se partia me qëllim bllokoi ligjet e Prokurorisë Publike dhe Kodit Zgjedhor për një njësi zgjedhore, si dhe ligjin për Mbrojtjen e cila është e nevojshme për anëtarësim në NATO.

Arsyetimi i opozitës është se qeveria po përpiqet t’i kalojë këto ligje në një mënyrë të kontrabanduar. Rreth 6.000 amendamente janë dorëzuar vetëm për Kodin Zgjedhor. OBRM-PDUKM paraqiti rreth 4 mijë amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike. Duke vepruar kështu, opozita bllokoi Kuvendin, dhe kështu ligjet e propozuara nga qeveria për reforma që duhej të miratoheshin deri në fund të vitit.

“ODIHR dhe OSBE rekomandojnë që modeli zgjedhor të mos ndryshohet të paktën 1 vit para zgjedhjeve. Asnjë kod zgjedhor nuk është miratuar pa konsensus, kjo është një përpjekje për ta zbatuar me forcë atë, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat për të bllokuar atë ligj. Së bashku me amendamentet e BDI-së, janë dërguar rreth 6.000 amendamente për kodin zgjedhor”, tha Janushev.

Ai vlerëson se një ndryshim në kodin zgjedhor duhet të bëhet pas zgjedhjeve, ku ekspertë të fushës do të ulen dhe të përcaktojnë se çfarë është më e mira për vendin, duke marrë parasysh të mirat dhe të këqijat e propozimeve./Telegrafi/