Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Igor Janushev thotë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është aspak problem, por duam garanca se do të jetë kërkesa e fundit.
“Bullgarët në Kushtetutë nuk janë problem. Ajo që kërkojmë është të kemi garanci që nuk do të dalin më 150 kërkesa. Kjo është e fundit dhe pas kësaj nuk do të ketë më kërkesa. Ky është precedent, as një anëtari të vetëm të BE-së, as një shteti të vetëm që negocion në BE, nuk i janë imponuar probleme bilaterale, duke i zgjidhur ato si një nga kushtet për të hyrë në BE”, tha Janushev në “Daily Click”.
I pyetur se pse gazetarët nuk kanë qasje deri tek DAP dhe Regjistri për Kadastër, Janushev tha se se është lejuar nga qeveria e mëparshme në mënyrë joligjore dhe ka njoftuar se do të vihet në formë dhe se gazetarët do të kenë akses së shpejti.
“Nga qeverisja e kaluar kanë lejuar gjëra të paligjshme, në vend që të gjejnë mënyrën për ta zgjidhur. Mund të jesh çfarë të duash, një e drejtë nëse nuk e meriton, nuk mund ta marrësh. Një pyetje tjetër është nëse është e drejtë apo si duhet të jetë. Nëse ju nuk e keni këtë të drejtë sipas ligjit, atëherë le të punojmë që ta bëjmë atë në formë, në ligj, në rregullore, siç duhet, që normalisht nesër askush të mos përgjigjet.” ka thënë Janushev./Telegrafi/