Telegrafi

Janushev: Partia jonë nuk heq dorë nga kërkesat e Ligjit për Prokurori Publike

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencë për shtyp deklaroi se si parti nuk heqin dorë nga kërkesat për Ligjin për Prokurori Publike.

Sa i përket thirrjes së liderit partiak, Hristijan Mickoski për Ministrinë e Drejtësisë që t’i pranojë të gjitha vërejtjet e ekspertëve që kanë marrë pjesë në debat Publik, Janushev thotë se ministrja Renata Dekoska është kundër deklarimeve të ekspertëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atë që e thanë ekspertët dhe profesorët e Fakultetit Juridik dhe të gjithë ata që në një farë mënyrë janë të ndërlidhur me Ligjin për Prokurori Publike thonë të njëjtën, vetëm Deskoska e thotë të kundërtën”, tha ai.

Në pyetjen nëse ligji do të miratohet para zgjedhjeve, Janushev thotë se sipas partisë duhet të miratohet, por jo sipas propozimit të LSDM-së./Telegrafi/