Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushe, nuk është përgjigjur nëse deputetët e kësaj partie do të votonin ndryshimet kushtetuese nëse marrëveshja eventuale me Greqinë kalon në referendum.
Janushev thotë se se si OBRM-PDUKM-ja do të votojë varet nga gjithë paketi i zgjidhjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai nuk u përgjigj edhe nëse për partinë opozitare është i pranueshëm propozim “Severna Makedonija (Maqedonia Veriore)”.
“Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është konzistent. Ne nuk do të pranojmë ndryshime kushtetuese, as ndryshim të identitetit dhe gjuhës. Do të presim të shohim paketën finale, pasi nuk mund të vendoset të ndara në grupe për këtë çështje”, tha për TV24 Janushev.
Ai akuzoi qeverinë për jotransparencë dhe shitje të interesave kombëtare në negociatat me Greqinë./Telegrafi/