Site icon Telegrafi

Janushev: Nuk do të lejojmë kërcënime dhe diktate nga BDI dhe LSDM

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në pyetjen rreth deklarimeve të BDI-së për kryeministrin shqiptar tha se nuk do të lejojnë kërcënime dhe diktate nga askush, përfshirë këtu edhe BDI-në dhe LSDM-në.

“Se kush do të jetë partneri në Qeverinë e re do të varet nga rezultati që kanë partitë politike në zgjedhje. Pas kësaj edhe ata do ta pranojnë programin, strategjinë dhe vizionin e OBRM-PDUKM-së sa i përket zhvillimin të Maqedonisë”, tha Janushev.

Ai tha se edhe kryeministri i deritashëm s’ka pasur asgjë më ndryshe se sa atë që e kërkojnë Ahmeti dhe Osmani.

Janushevtha se duhet të kemi kujdes dhe të respektojmë masat gjatë fushatës zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version