Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev duke, i cili tha se zgjedhejt mund të anulohen nëse nuk votohen ligjet thelbësore.
“Zgjedhjet do të ketë. Është rënë dakord për zgjedhjet nga të gjitha subjektet politike në takimin e liderëve te Pendarovski, dhe nuk ka ikje nga kjo”, tha sekretari i Përgjitshëm i OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, Zaevi është në panik dhe po përpiqet në çdo mënyrë t’i anulojë zgjedhjet.
“Kishin tre vite kohë për t’i votuar të gjithë ligjet që konsiderojnë se janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, por nuk e bënë, përkundrazi asnje gozhdë nuk arritën vendosin gjatë këtyre tre viteve”, tha mes tjerash Janushev./Telegrafi/