Telegrafi

Janushev: Nuk kemi kontakte me gazetarin e “La Verita”

Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDuKM-së, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” konfirmon se se partia nuk zotëron materialet nga afera e “Haraçi” dhe se ata nuk kanë asnjë kontakte me gazetarin italian të gazetës “La Verita”, e cila publikoi materialet.

“Ne nuk kemi kontakte, por nuk e kuptoj fare pse çështja që është ngritur në të kaluarën është shumë e rëndësishme, sepse në një farë mënyre ne po përpiqemi të bëhemi të shurdhër dhe të verbër para syve, shikojmë, kemi deklarime dhe publikim të video inçizimeve. Shpresoj që të kemi një shans për të parë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Për momentin nuk ka rëndësi kush me kë ka komunikuar, kush kujt ia ka dhënë, nga ku i ka marrë video inçizimet, megjithatë po konfirmoj edhe një herë personalisht, jo nuk kemi asnjë kontakt”, deklaroi Janushev.

Janushev tha se OBRM-PDUKM përgjatë gjithë periudhës së kaluar ka paralajmëruar, duke raportuar një seri skandalesh, krime, raste korrupsioni, por shohim që qeveria mbetet e verbër dhe e shurdhër ndaj kërkesave tona. Nga ana tjetër, kemi parë që më shumë se një muaj më parë, ndërsa Katica Janeva jep dorëheqjen, ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj. Ju e dini që gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në gusht, Kuvendi është me pushime./Telegrafi/