Telegrafi

Janushev: Normat juridike janë të qarta, nuk mund të kemi zgjedhje në qershor ashtu siç dëshiron Zaev

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se “e vetmja strategji e OBRM-PDUKM-së është shëndeti i qytetarëve dhe ne nuk do të heqim dorë nga kjo”.

“Është e qartë se zgjedhjet në qershor nuk do të ketë, edhe ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Normat juridike nuk lejojnë”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ajo që po flet Zaev nuk është reale.

“E dimë se ultimatumet e Zaevit janë të pamundshme, edhe pse nga ai mund të pritet. Megjithatë i vetmi i cili mund të vërtetojë datë për zgjedhje është kreu i Kuvendit, dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse s’ka konsensus. “, tha Janushev./Telegrafi/