Telegrafi

Janushev: Në vend të respiratorëve të rini, LSDM bleu ushqime nga gjallesat e detit

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencën e sotme akuzoi Qeverinë se po shpenzon për produkte që nuk janë të nevojshme.

Ai thirret në një dokument nga Byroja për Furnizime Publike dhe siç thotë, Qeveria përmes Sektorit për Punë të Përbashkëta më 7 prill ka blerë qindra kilogramë mish nga gjallesat e detit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që të blejnë respiratorë të rinj, pajisje mbrojtëse apo t’u japin bonuse mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, qeveria po shpenzon paratë e popullit”, tha Janushev.

Sipas tij paratë është dashur të përfundojnë te punonjësit shëndetësor për furnizime për pajsisje mbrojtëse.

“Menjëherë të prishet marrëveshja dhe paratë të ri-destinohen për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor”, tha mes tjerash Janshev./Telegrafi/