Site icon Telegrafi

Janushev: Me marsh protestues kundër LSDM-së dhe Qeverisë së Zaevit (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së në konferencë për shtyp deklaroi se “Qytetarët e Maqedonisë e përjetojnë qeverisjen më të errët, qeverisjen më të errët të Qeverisë më të paaftë në historinë e Maqedonisë”.

“Nga periudha që kaloi e vetmja gjë që mund të thuhet është se kjo Qeveri e paaftë nuk sjell rezultat dhe udhëheq politika të dëmshme për shtetin dhe për interesat e qytetarëve”, ta Janushev duke shtuar se për një vit e gjysmë nuk ka asnjë projekt po në vend të kësaj ka tenderë kriminal dhe korrupsion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM proteston para Qeverisë

Sipas Janushevit, në situatë qytetarët e Maqedonisë kanë obligim të kundërshtojnë këto të zeza.

‘”Pikërisht për këtë sot do të protestohet. Marshi protestues kundër LSDM-së dhe Qeverisë së Zaevit”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev.

Protesta e partisë më të madhe opozitare do të fillojë nga sheshi “OBRM” për të përfunduar para objektit të Qeverisë, ndërkaq edhe “Maqedonia bllokon” njoftoi se do të mbështesë protestën e sotme të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

 

Exit mobile version