Site icon Telegrafi

Janushev: Ky është persekutim politik kundër OBRM-PDUKM-së

Pas seancës gjyqësore për rastin e PSP-së “Talirr”, sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se bëhet fjalë për persekutim politik kundër partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qartë dhe pa hamendje tregohet fakti se i gjithë ky proces politik është në fakt ndjekje politike drejtë partisë më të madhe në Republikën e Maqedonisë”, tha Janusheve.

Në gjykim nuk ishte prezent deputeti Ilija Dimovski. Ai më 13 shkurt me një letër kishte njoftuar gjykatën se prej më 17 deri më 21 shkurt do të jetë në Bruksel në komitetet e Asamblesë kuvendore të NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version