Telegrafi

Janushev është testuar për coronavirus për shkak se ka qenë në emision me Muhamed Zekirin

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Ihor Janushev para disa ditëve mori pjesë në emisionin debatues në TV 24 bashkërisht me Muhamed Zekrin.

Janushev thotëse se momentalisht ndjehet mirë dhe se po i pret rezultatet e testimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Po i pres rezultatet dhe do t’i ndërmarr të gjitha masat që i rekomandojnë autoritetet shëndetësore. Ju bëj apel të mos përçmohet gjendje me virusit, as të relativzohet”, shkroi Janushev në ‘Facebook.

Lexo po ashtu Muhamed Zekiri infektohet me virusin COVID-19

Ai i dëshiroi Zekirit shërim të shepjtë dhe se ngjarjet e sotme flasin se është e papërgjshme të flitet për zgjedhje./Telegrafi/