Është e saktë se ka shkarkime, por ato nuk janë nga aspekti politike por janë pastër për shkaqe organizative, thotë sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, në intervistë për televizionin “Kanal 5”.
Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe ka konsultime edhe në trupat e brendshme edhe organeve për referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Janushev tha se partia do ta thotë qëndrimin e saj para opinionit të Maqedonisë e cila do të jetë rezultat nga analizat dhe konsultimeve të cilat për momentin po zhvillohen. /Telegrafi/