Telegrafi

Janssen dëshiron të bashkohet me Tottenhamin, por nuk e lë skuadra e tij!

Sulmuesi i AZ Alkmaar, Vincent Janssen ka shprehur frustrimin se klubi i tij nuk po takohen në tryezë me Tottenhamin për të diskutuar ofertën prej 18 milionë euro për të. 

Shënuesi më i mirë i ligës Eredivisie është njeriu më i kërkuar në White Hart Lane, pasi Mauricio Pochettino po mendon fitimin e titullit të Ligës Premier për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, transferimi i tij është zvarritur dhe sulmuesi holandez tani ka zbuluar arsyen pse, duke pretenduar se AZ nuk dëshiron të hyjë në negociata me Spurs.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Unë kam shprehur zgjedhjen time në klub. Tottenham kanë bërë një ofertë të lartë në sytë e mi. Ka pasur një ofertë rreth 18 milionë euro, por AZ nuk do as të ulet në tryezë”, deklaroi Janssen.

“Unë do të doja të luaj diku tjetër sa më shpejt të jetë e mundur për të filluar përgatitjen e mia. Kjo është frustuese”, përfundoi sulmuesi holandez. /Telegrafi/