Telegrafi

Jansha: Plani i BE-së me kufizime më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës sesa plani Ahtisaari

Janez Jansha, vendi i të cilit merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian në janar tha se Unioni do të mbështesë planet që shumica shqiptare e Kosovës të sigurojë pavarësi të kushtëzuar nga Serbia.

Kryeministri i Sllovenisë thotë se plani i Bashkimit Evropian do parashohë kufizime më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës se ato që rekomandonte plani i Ahtisaarit, por ai nuk pranon të japë detaje./REL/