Site icon Telegrafi

Jansa: Turqia dëshiron të ndalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkan

Kryeministri slloven, Janez Jansa tha se rikuperimi nga pandemia e coronavirusit dhe zgjerimi në Ballkanin Perëndimor janë sfidat kryesore me të cilat Bashkimi Evropian do të përballet në periudhën e ardhshme.

“Nëse BE nuk zgjerohet, atëherë dikush tjetër do të zgjerohet”, u tha Jansa ambasadorëve sllovenë përpara presidencës gjashtëmujore të Sllovenisë të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 korrik.

Zgjerimi i BE-së duhet të jetë një përgjigje ndaj sfidave strategjike dhe të sigurisë së akterëve të tretë, tha ai, raporton klix.ba.

“Midis tyre është Turqia, e cila po përpiqet të ndalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian me politikat e saj në Ballkan”, tha kryeministri slloven.

Duhet të kujtojmë se Jansa kohët e fundit komentoi mbi tubimin e mbështetjes për popullin e Palestinës në Sarajevë, “kjo nuk e sjell BH më pranë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Jansa shpesh komenton mbi situatën në BH, veçanërisht pas shfaqjes së fundit të një dokumenti jozyrtar, të ashtuquajturit non-papers, i cili shpreh mundësinë e shpërbërjes së Bosnjës. Jansa mohoi se ishte autori i atij dokumenti. /Telegrafi/

Exit mobile version