Jannik Sinner ka fituar titullin e tij të parë grand slam, pasi mposhti në finale rusin Daniil Medvedev me rezultatet përfundimtare 3-6, 3-6, 6-4, 6-4, 6-3 në sete, në atë që ishte një finale sensacionale e Australian Open.
Rusi tani numëron tri humbje në karrierën e tij në finalen e Melbourne, pasi paraprakisht kishte humbur në vitin 2021 dhe në 2022.
Në përgjithësi kjo ishte finalja numër gjashtë e grand slamit për Medvedevin por rekordi i tij prej 1-5 ishte një sekuencë e fatit të tij të keq pasi u ballafaqua me emra të mëdhenj si Rafael Nadal në finalet e mëparshme.
The Celebration 🇦🇺🦊🏆 pic.twitter.com/s3dLRaInXK
— Janniksin_Updates (@JannikSinner_Up) January 28, 2024
Medvedev e fitoi setin e parë duke pasur një përqindje të shërbimit afër 90 për qind. Ai udhëhoqi me rezultat 5-1 në setin e dytë, ani pse Sinner më pas u rikthye dhe e përmbylli atë me rezultat 6-3.
Një set i tretë mjaft i ngushtë mes dyshes në fund nxori fitimtar Sinner me rezultat 6-4 ku këtu ndikoi edhe lodhja e dukshme e Daniil Medvedev.
Sinner e përsëriti të njëjtën gjë edhe në setin e katërt me energjinë e Medvedevit që tashmë kishte rënë duke fituar po ashtu me rezultat 6-4 dhe më pas duke rënë në dysheme për të festuar./Telegrafi/
JANNIK SINNER, OUR AUSTRALIAN OPEN CHAMPION pic.twitter.com/S1uZyul9DI
— mart😾💙 (@ioelemiepare) January 28, 2024