Në gjykimin e sotëm për lëndët e PSP-së, ”Fortesa-Shënjestra” në bankën e të akuzuarve ishin Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankuloska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja vendosi që kjo seancë të shtyhet për më 17 janar të vitit që vjen, pasi që lista e dëshmive është dorëzuar me vonesë. Pas kësaj, Jankuloskën e priti një ”befasi e këndshme”.
Gjatë daljes nga gjykata, Jankuloska u përball sy më sy pe da persona të cilët po hynin në gjykatë për t’u lajmëruar që nuk po ikin nga shteti.
Bëhet fjalë për të dënuarit e rastit Monstra të cilët duhet të paraqiten në gjykatë, pasi që janë liruar, por procesi është kthyer në rigjykim./Telegrafi/
*Foto: Erkan Ramadani
https://www.youtube.com/watch?v=bDfnUJusgvY