Gordana Jankuloska, ish-ministre e punëve të brendshme të Maqedonisë, e shoqëruar nga avokati i saj, Nikolla Dodevski, sot në ora 10 ka shkuar në Prokurorinë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Alsat-M bën të ditur se ajo është në PSP për t’u marrë në pyetje, por nuk dihet se për cilën lëndë të PSP-së bëhet fjalë, pasi që Jankuloska është përfshirë në disa prej tyre./Telegrafi/