Ish-ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankuloska, përmes profilit të saj në rrjetet sociale ”Twitter” dhe ”Facebook”, ka ironizuar me ambasadorin britanik në Shkup, Charles Garrett, për zhvillimet e fundit në Britaninë e Madhe, ku është votuar për daljen ose mbetjen e këtij shteti në BE, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në profilin e saj në Facebook, Jankuloska ka postuar një foto të një balone me flamur britanik, duke e përshkruar si ”Mirëmëngjesi Evropë”, ndërkaq në rrjetin social ”Twitter”, ka cicëruar me shprehjen ”famshme” – Sega shu praime – që do të thotë: Tani çfarë do të bëjmë”./Telegrafi/
Сега Шу праиме?!? @BritAmbCGarrett
— Gordana Jankuloska (@G_Jankuloska) June 24, 2016