Ish ministrja e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë Gordana Jankuloska me një postim në Facebook ka krahasuar sulmet terroriste në Bruksel dje me konfliktin e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në lagjen e trimave në Kumanovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këtë mëngjes në Bruksel kishte sulme terroriste. Ndërkohë në Shkup vazhdon gjykimi i terroristëve që vranë 8 policë në Lagjen e Trimave. Nuk ka përgjigje tjetër përballë terrorizmit, vetë reaksion të ashpër. Ngushllime deri te familjet për viktimat dhe mbështetje për forcat e sigurisë” shkruan Gordana Jankuloska në Facebook./Telegrafi/