Site icon Telegrafi

Jankulloska për rastin “Monstra”: Ndjehem keq nëse dikush është ndjerë i lënduar (Video)

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot në një intervistë për TV21 rreth rastit “Monstra” tha “ju cekët një rast konkret, por në punën tim disavjeçare si ministre e Punëve të Brendshme, kishte shumë veprime që shkaktuan ndjenja të ndara në publik”.

“Nga kjo distancë mund të them se gjithmonë jam munduar t’i përmbahem standardeve profesionale, pa asnjë qëllim që ta ofendoj, apo t’i bëj padrejtësi dikujt”, tha Jankulloska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim ta vendos dikë në pozitë të pa lakmueshme, ta ofendoj apo ta çoj të ndjehet i pa fuqishëm përballë institucioneve shtetërore./Telegrafi/

Exit mobile version