Ish-ministrja Gordana Jankulloska e cila sot u lirua nga gjykata për rastin “Fortesa” sot u shpreh se lufta vazhdon.
Ajo u shpreh e kënaqur nga vendimi dhe se duhet të vërtetohet se kush ka kryer përgjimin.
“Kaloi gati një dekadë, por sikur të kenë kaluar 3 jetë për dikë që e ka përjetuar. Vetëm familja dhe një rreth i vogël i njerëzve e dine se si ishin këto vite”, u shpreh ajo.
“Një nga viktimatm më të mëdha të përgjimit është familja ime që na ndryshoi jetën dhe na solli dëm. Lufta vazhdon dhe shpresoj se nëse jo në procedure penale, atëherë në procedure civile do të vërtetohet kush ka kryer përgjimin”, shkruan Jankulloska./Telegrafi/