Site icon Telegrafi

Jankulloska: Është jo korrekte që gjithë fajin ta hidhni mbi mua

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska tha se secili person meriton marrëdhënie korrekte.

“Opinioni nuk duhet të frikësohet, duhet të respektohet dinjiteti i secilit njeri dhe në këtë pjesë plotësisht pajtohem se secili njeri meriton marrëdhënie korrekte. Ky është qëndrimi im dhe nuk është i ndryshueshëm. Në raport me atmosferën e ngjarjeve të caktuara që janë paraqitur në publik, nuk mund i gjithë faji të jetë te njëra anë. Mund atmosfera të ketë qenë e tillë, por mediat çfarë kanë përcjellë nuk ka qenë nën kontrollin tim”, tha ish-ministrja Gordana Jankulloska.

Lexo po ashtu Jankulloska për rastin “Monstra”: Ndjehem keq nëse dikush është ndjerë i lënduar (Video)

Ish-ministrja Jankulloska sqaroi se përsëri nëse i jepet mundësia do ta merte punën, dhe se besnikërinë nuk e lidh me personalitete.

“Unë në punën time gjithmonë jam udhëhequr sipas standardeve profesionale dhe dëshiroja të respektohen”, tha Jankulloska./Telegrafi/

Exit mobile version