Telegrafi

Jankulloska ende mbetet në liri, Gjykata e Lartë ende po e shkruan vendimin për rastin ‘Tanku’

Vendimi i Gjykatës së Lartë ku vërtetohet gjykimi për rastin ‘Tanku’ ende nuk është dërguar në Gjykatën Penale të Shkupit.

Pasi dërgimit të vendimit, menjëherë duhet të përgatitet edhe akti udhëzues, me të cilin ish-ministrja Gordana Jankolloska duhet të shkojë burg për 4 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjykata e Lartë nuk pranon ankesat, Gordana Jankulloska duhet ta vuajë dënimin me burg

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Faik Arsllanin, për MIA thotë se ende po punohet lënda, gjegjësish se bëhet fjalë për një rast kompleks.

“Na duhet pak kohë. Duhet të jemi të durueshëm disa ditë”, tha Arsllani./Telegrafi/