Site icon Telegrafi

Jankulloska: Edhe fëmijët e vegjël e dinë se PSP-ja nuk çon më peshë (Video)

Në debatin e djeshëm të emisionit ‘Zid’ në TV Allfa, mysafir ishte ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe Sotir Kosotov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jankulloska ka folur për rolin e PSP-së e cila është dorë e zgjatur e opozitës dhe temave tjera aktuale politike.

Në lidhje me PSP-në dhe lidhjen e saj të qartë me LSDM-në, Jankulloska tha se argumentet e PSP-së nuk kalojnë te populli maqedonas, por edhe askund si dhe të gjitha rastet janë të hapura me argumente të bazuara në muhabete kafeneshë.

‘Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj mund të hapin edhe miliona raste, pa argumente që janë të bazuara në muhabete kafeneshë, të bazuara në spekulime, të bazuara në skenare të dëshiruara të cilat shihen qartë se i krijojnë në baza ditore, por më e rëndësishme është sesi do t’i mbyllin. Unë do të thoja ashtu siç i kanë hapur pa dëshmi, ashtu edhe do t’i mbyllin pa dëshmi. Prandaj nuk mundet ju me përsëritjen e gënjeshtrave famëkeqe për të cilën janë të vetëdijshëm edhe fëmijët e vegjël se nuk ka rëndësi, që të bëni drejtësi’, ka theksuar ndër të tjera ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version