“E drejta për privatësi është një përfitim nga civilizimi”, tha në seancën e Gjykatës së Apelit ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, në diskutimin nëse tetë “bomba” do të përdoren si prova në procedurën për blerjen “Mercedesit” të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.
Ajo citoi aktvendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përderisa ju shpjegonte gjykatësve pse është shkelur privatësia me bombat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm njëri nga numrat e mi është përgjuar 732 ditë. A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?”, tha Jankulloska. Ajo theksoi se me “bombat” në mënyrë brutale janë shkelur të drejtat e njriut.
Gjykata e Apelit sot pasdite diskuton nëse “bombat” do të përdoren si dëshmi në rastin “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e veturës luksoze “Mercedes” nga qeveria e kaluar.
I akuzuar në këtë lëndë është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/