Telegrafi

Jankulloska akuzon LSDM-në për partizim të MPB-së

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ka akuzuar partinë në pushtet për partizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Në edicionin e lajmeve në TV Alfa, Jankulloska tha se MPB është partizuar totalisht nga kuadro të LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“MPB-ja është partizuar totalisht nga kuadro të LSDM-së, ndërsa kriteri për punësim që ka qenë bazë e MPB-së është lënë anash dhe tani një kohë të gjatë kemi situatë katastrofale në fushën e rendit publik dhe qetësisë, si dhe në fushën e mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve. Çdokund ku udhëheqësia e re e MPB-së duhet të tregojë rezultete, rezultatet mungojnë”, tha Jankulloska.

Në lidhje me PSP-në, Jankulloska tha se me vazhdimin e punës edhe pas skadimit të mandatit, Janeva dhe ekipi i saj bëjnë shkelje të ligjeve dhe keqpërdorime.

Jankulloska është ndër udhëheqëset e OBRM-PDUKM-së me më shumë akuza nga PSP-ja, por gjykata ka refuzuar t’ia shqiptojë masën e paraburgimit, duke ia konfiskuar vetëm pasaportën./Telegrafi/