Telegrafi

Jankovic deklason Venusin në Romë

Serbja ka tejkaluar pengesën amerikane me rezultat fenomenal prej 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1), për të përfunduar dominimin shumëvjeçar të motrave Williams në këtë turne.

Serena Williams nga ana tjetër tejkaloi lehtë rusen Maria Kirilenko me 6-1 dhe 6-4 për ta parë veten në gjysmëfinale.

“Unë kam punuar shumë, kam punuar në përmirësimin e shërbimit, gjë që vitin e kaluar ishte problem i vërtetë. Por, tani ndjej më pak presion në aspektet tjera të lojës dhe mund të fitoj me rehati ndeshjet e radhës”, tha Ivanovic pas triumfit. /Telegrafi/