Site icon Telegrafi

Janko Baçev kërkon rrënimin e Xhamisë me dy minare në rrugën Shkup-Tetovë

Partia “Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, kërkon rrënimin e xhamisë me dy minare, e cila ndodhet në dalje të Shkupit rrugës për Tetovë.

Baçev në konferencë për shtyp tha se ekziston akt juridik për largimin e saj, ndërsa akuzoi kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, se nuk vepron sipas të njëjtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokumenti për të cilin flet Baçev, është i Bashkësisë Islame e cila sipas tij, ka kërkuar vetë ta rrënojë xhaminë, pasi nuk është sipas planit urbanistik.

Ai shtoi se është katastrofë e dy partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM, të cilat në 27 vitet e fundit sipas tij, shqiptarët i kanë kursyer nga zbatimi i ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version